“Ku i gjen gjithë ato lekë…”/ Aulona Musta tregon burimet e saj të të ardhurave

0
Gjigandi

Moderatorja Aulona Musta po shijon disa ditë relaksi me bashkëshortin e saj, por është shumë aktive edhe në rrjetet sociale.

‘Ask me a question’ në rrjetin social janë bërë trend dhe Aulona e bën shpesh edhe për shkak të punës që ajo bën duke këshilluar njerzit mbi shëndetin e tyre.

Ndjekësit e saj nuk kanë hezituar ta pyesin moderatoren edhe për burimin e të ardhurave :

“Ku i gjen gjithë ato lekë ngele çdo ditë të vitit me pushime, apo burri me kanabis?

Pyetje së cilës Aulona nuk nguroi ti përgjigjej duke treguar fillimisht të gjitha burimet e saj të të ardhurave .

RonaTyra

“Kam tre biznese, plus Instagrami që është biznes më vete u bënë 4, plus një punë në televizion, u bënë 5 burime të ardhurash. Plus puna e burrit, imobilate/shitje blerje pronash u bënë 6 burime të ardhurash (po pate ndonjë pronë për të shitur ose blerë na thuaj).

Ndërkohë po mendoj/planifikoj/projektoj të ndërtoj edhe dy biznese të tjera brenda vitit të ardhshëm.

Ja llogaritë e mia t’i bëra. Ti të tuat i ke bërë? Se ky është halli, që duke bërë të miat, harron se duhet të merresh me të tuat dhe pasta i hakërrehesh fatit dhe botës.

P.s: Të them një sekret të vogël, zakonisht burrat që merren me kanabis nuk nxirren në Instagram me fytyrë, mbahen sekret.”- thuhet në postimin e plotë të Aulonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu