Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e dënimit me 25-vite burg për Bledi Tetën, ky i fundit i përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në zonën e Xhamllikut, Tiranë.
Mësohet se Teta kishte pasur rol, mbajtjen nën vëzhgim të Santiago Malkos me qëllim që të gjendej një moment i përshtatshëm për ta qëlluar.
Santiago Malko, ish-efektivi i Policisë u ekzekutua më 27 gusht 2019 brenda makinës së tij.
Njoftimi i Plotë:
Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 14.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur meçështjen me nr. 36 akti, datë 29.03.2022regjistrimi, mbi ankimin eshtetasit B.T., lidhur me “Kundërshtimin e Vendimit nr. 05, datë 26.01.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka disponuar mbi deklarimin fajtor të të pandehurit B.T.”, ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët, kryesuese Iliriana Olldashi dhe anëtare Saida Dollani e Daniela Shirka vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 05, datë 26.01.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.