Spitale publike, menaxhim privat kundrejt pagesës! Zgjedh mjekun edhe në spitalet shtetërore

0
Gjigandi

Nëse do të bësh një skaner, ekzaminim por pa pritur radhe apo një vizitë mjekësore pa ndjekur sistemin e referencës direkt tek mjeku specialist, madje edhe duke e zgjedhur, këtë do të mund ta bësh edhe në spitalet publike kundrejt një pagese.

Një pjesë e saj shkon në xhepin e mjekut i cili do ta ofrojë këtë shërbim jashtë orarit zyrtar të punës dhe pjesa tjeter e pagesës shkon për spitalin. Këtë parashikon ligji i ri i spitaleve që ato të mund të gjenerojnë fondin vetë dhe tenderat prokurimet nuk do ti bëjë me Ministrinë e Shëndetësis, por vetë spitalet.

Spitalet publike do të garojnë ndërmjet njëri-tjetrit pasi që të fitojnë kartën e autonomisë duhet të akreditohen më parë si për sa i përket numrit të mjekëve, aparaturave të teknologjisë së lartë dhe kushtet që ofrojnë. Miratimi i ligjit i hap rrugëve funksionimit të spitalit ditore ku mund të paraqitesh për një ndërhryje dhe të mos shtrohesh. Spitalet mund të ofrojnë shërbim jo vetëm sipas qarkut por edhe në nivel rajonal./topchannel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu