Foto/Kërkoi 4 mln lekë për të ndryshuar masën e sigurisë, letra anonime çoi SPAK në “gjurmët” e gjyqtares së Elbasanit

0
Gjigandi

Janë zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion ndaj gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka.

Burime për median bëjnë me dije se hetimi i SPAK ndaj Vyshkës ka nisur pas një denoncimi anonim që i është dërguar këtij organi të drejtësisë. Më pas ky denoncim është referuar në Policinë e Shtetit nga ana e SPAK dhe uniformat blu kanë hapur menjëherë çështjen.

“Dua të jap një informacion për gjyqtaren famëkeqe të Elbasanit, Zamira Vyshka. Kjo gjyqtare si një ndër më të korruptuarat nuk ndalet as nga frika e SPAK apo institucioneve të tjera që veprojnë në vend. Ajo është duke kryer një aferë korruptive me një dosje që ka aktualisht në dorë. Bëhet fjalë për çështjen e dërgimit në gjyq për të pandehurin Xhuljo Musaj, i akuzuar për plagosje të rëndë me dashje dhe ndodhet i arrestuar në paraburgimin e Elbasanit”, thuhet në nisje të denoncimit anonim që posedon SPAK.

Kujtojmë se arrestimi i gjyqtares dhe avokatit ndodhi më 22 korrik të këtij viti dhe pas më shumë se 3 orësh marrje në pyetje, ndaj gjyqtares u caktua masa ‘arrest shtëpie’.

 

RonaTyra

Xhulio Musai akuzohej për plagosje dhe dosja e tij penale po shqyrtohej nga gjyqtarja Vyshka. Familjarët e Musait i kanë thënë avokatit Ilir Pashaj që t’i dërgonte gjyqtares shumën prej 2 milionë lekë të vjetra, në mënyrë që ajo të zbuste masën e dënimit për të pandehurin. Por gjyqtarja e Elbasanit nuk e ka pranuar shumën e propozuar nga familjarët dhe ka kërkuar 4 milionë lekë të vjetra si shpërblim për ndryshimin e masës së sigurisë. Në këtë moment pa përfunduar ende paratë në duart e saj, Vyshkaj është vënë në pranga nga policia./bw

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu