Foshnja 9-ditëshe vdes në spital, prindërit kallëzojnë drejtoreshën e QSUT: S’kishte sallë operimi dhe specialistë!

0
Gjigandi

Një foshnjë 9-ditëshe ka ndërruar jetë në spitalin Nënë Tereza në Tiranë. 

I porsalinduri mësohet se kishte nevojë të menjëhershme për një ndërhyrje kirurgjikale, por sipas babit, në spital s‘kishte as sallë operimi dhe as specialistë.

Prindërit e foshnjës kanë kallëzuar drejtoreshën e QSUT, Albana Ficon, si edhe drejtoreshën e maternitetit E. Demaliaj, për mos krijim të kushteve për personat që vuajnë nga problemet në zemër.

Babai i foshnjës ka deklaruar se djali kishte nevojë për ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale pasi kishte transpozicion të enëve të gjakut, raporton News24.

Por ai denoncoi strukturat spitalore se nuk kishte sallë operimi për fëmijë dhe as specialistë. Gjithashtu ka pretenduar se ilaçi me të cilin duhet të trajtohej foshnja, mungonte përkohësisht.

RonaTyra

Ndërhyrja, tregon ai, është bërë në repartin e kardiologjisë.

 “Në spital mungonin ilaçet dhe aparaturat e duhura. Djali kishte transpozicion të enëve të zemrës dhe duhej ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale. Nuk kishte as sallë operimi për fëmijë, as specialistë.

Ilaçi që mund të trajtohej përkohësisht mungonte si në QSUT ashtu edhe në maternitet. Ndërhyrja djalit iu bë në repartin e kardiologjisë. Operacioni zgjati 5 orë dhe doli me sukses dhe mjeku më tha që duhet të urinonte që të pastrohej. Spitali nuk dispononte aparaturat e duhura dhe kjo solli rëndim më shumë të gjendjes së djalit. Djali ndërroi jetë në orën 05:00 të 25 gushtit,” deklaroi babai.

a.c./dita

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu