Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të dyshuar si autorin e vrasjes së 55-vjeçarit Lazër Arraj, një ditë më parë në Dukagjin. Burime bëjnë me dije për se në pranga ka rënë djali i djalit të xhaxhait të viktimës, si dhe janë shoqëruar babai dhe vëllai i tij. Policia nuk jep ende emrin e të arrestuarit, por bëhet me dije se është pikërisht ai që lajmëroi dje se e gjeti të pajetë 55-vjeçarin.