Vranësira të shumta e rrebeshe shiu, si parashikohet të jetë moti sot

0
Vranësira të shumta e rrebeshe shiu, si parashikohet të jetë moti sot
Gjigandi

Pjesa e parë e ditës sot do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat më të fokususra do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht Qendrore, ku pritet që të sjellin dhe shira të pakët. Por herë pas here do të ketë dhe rrebeshe të përkohshme shiu. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet përmirësim gradual i motit, si fillim në zonat Jugore dhe Qendrore e më pas dhe në zonat Veriore të territorit Shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 20°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta të cilat do të jenë deri në orët e pasdites, ku parashikohet që herë pas here të pësojnë zhvillime duke krijuar mundësi për reshje të pakta. Por mbrëmja dhe nata përmirsojnë gradualisht motin në Kosovë.

Maqedonia e Veriut

RonaTyra

Pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje të pakta, parashikohet që në intervale të shkurtra kohore të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra shiu.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet përmirësim gradual i kushteve të motit në MV.

Rajoni dhe Evropa

Evropa Lindore do të përfshihet nga vranësirat e shumta të cilat do të sjellin reshje dëbore. Po ashtu në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme do të paraqitet pjesa me e madhe e Evropës Qendrore dhe pjesërisht Jugu i kontinentit, ku vranësirat e shpeshta do të gjenerojnë reshje shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Ndërsa Ishujt Britanik dhe gadishulli Skandinav do të mbizotërohen nga kthjellimet dhe kalimet e vranësirave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu