Sot mbi vendin tonë vranësirat do të dendësohen, duke përfshirë gjithë territorin e Kosovës.
Parashihen reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës pritet të jenë mes 13-17 gradë Celsius.