Mërgim Vojvoda po përballet me një konkurrencë të fuqishme te skuadra e Standard Lieges.
Mbrojtësi i Kosovës së bashku me Collins Fai janë dy mbrojtësit e djathtë që skuadra belege i ka në dispozicion.
Trajneri Philippe Montainer ende nuk ka vendosur se cila është zgjedhja e tij e preferuar për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Kjo për shkak se të dy futbollistët e kanë dëshmuar veten sa herë që kanë luajtur.
Mbrojtësi drenicas, Vojvoda fillimisht e ka kishte humbur besimin te trajneri edicionin e kaluar, por falë punës së madhe, ishte rikthyer më i fuqishëm dhe kishte “blinduar” vendin e tij në formacion.
Madje, edhe statistikat e bëjnë Vojvodën më të mirë se bashkëlojtari i tij për krahun e djathtë.
Ndryshe, edicioni 2019/20 në Belgjikë u mbyll pas pandemisë COVID-19, ndërsa edicionin e ri, Vojvodën mund të mos e shohim te klubi belg pas interesimit të disa klubeve italiane për transferimin e tij.