“Vodafone fut në kurth pensionistët”, denoncimi i fortë i gazetarit: Megaoferta është mashtrim

0
Gjigandi

Gazetari Taulant Kopliku ka denoncuar nje rast qe sipas tij perben mashtrim te madh nga kompania Vodafone ndaj qytetareve shqiptare. Permes telefonatave operatoret e Vodafone u kerkojne te moshuarve qe numrat qe kane me kompani te tjera ti kalojne tek Vodafone duke u premtuar megaoferta.

Pasi kjo ndodh, sipas gazetarit te “Le Iene”, zbulohete dhe mashtrimi pasi klientet nuk marrin as gigat e internetit te premtuar, as minutat e premtuara e madje, edhe tarifohen me lart sesa u eshte premtuar.

Pas postimit te gazetarit, kane qene te shumte qytetaret qe kane reaguar duke theksuar se kjo eshte nje skeme qe po perdoret nga kompania ne fjale ne dem te qytetareve qe jane kryesisht ne moshen e pensionit dhe qe kane veshtiresi per te ndjekur procedurat administrative dhe kontraktuale.

POSTIMI I KOPLIKUT: MASHTRIMI I MADH

RonaTyra

Skena e pare
Telefonojne nanen ata te Vodafonit. Nje vajze (seksi do kete qene), i thote ne telefon se Vodafon e ka perzgjedhur mes nje grupi shume te ngushte njerezish me fat te cilet do te perfitojne nje superoferte njevjeçare.
“Do paguash vetem 940 leke zonje”.
“Si 940 leke? Nje vit 940 leke!!!???
“Po zonje, nje vit 940 leke”.
Nena ime kaluar 71 vitet, ngulmon ne pyetjen e saj:
“Gjithe vitin paguaj vete 940 leke? Po sa minuta dhe sa internet, sepse une e perdor shume”?
“940 paguan gjithe vitin dhe do kesh 2000 minuta dhe 11 giga internet”.
“Po une jam kliente e “T”.
“S’ka problem. E zgjidhim ne ate pune. Prano kontraten dhe shko firmose ne nje dyqan Vodafone”.
Nena ime ben te gjitha veprimet e entuziazmuar nga “supermegaoferta” e Vodafone. Pas pak ditesh aktivizohet oferta.

Skena e dyte
Diten e katert te perdorimit te “supermegaofertes” se Vodafone, mbarojne gigat. Nena 71 vjeçe telefonon operatorin. Del vajza e radhes (me pak seksi duhet te kete qene).
“Jo zonje. 940 leke ne muaj, jo gjithe vitin. Si mund ta mendoni se te fal kush leke”?
“Ah, ne fakt e imagjinova por ajo vajza ashtu mu shpreh. Nejse, po 11 gigat pse me kane mbaru ne 4 dite?

“Ne fakt oferta eshte me 3 giga e jo me 11. Me vjen keq por nuk keni kuptuar”.
“Epo mire, une do kthehem te “T”.
“Jo zonje, nuk mundeni. Kontrata eshte nje vjeçare”.
“Pune e madhe, kolegia jote me ka mashtruar dhe une e kam nder mend te kthehem te operatori i meparshem”.
“Zonje, ju mund te ktheheni atje por pagesen mujore prej 940 lekesh duhet ta beni nga data 5 deri me 20 per 12 muajt ne vijim”.

Skena e trete
Une ne dyqanin e Vodafone. I shpjegoj djalit te turnit situaten e krijuar. Ai shperthen sikur te kishte pritur fiks kete moment. Shan e mallkon me zhargon kompanine.

“Po detyrohemi te perballemi çdo dite me njerez te acaruar. Kapen me ne per mashtrimet qe bejne operatoret e call center. Dhe e tmerrshmja eshte se peshkojne pensionistet te cilet kane veshtiresi te kuptojne termat e kontrates. Keta jane per burg por kur shteti nuk ndjehet, normal qe bajne ça te kene qejf”.

Skena e katert
Vodafone tqfsha robt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu