VLORË- Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mos e bëjë pushim, por të udhëtojë drejt qytetit të Vlorës.
Top Channel mëson se kryeministri Rama po zhvillon një takim me strukturat e Partisë Socialiste në qytetin bregdetar.
Takimi është duke u zhvilluar në zonën e plazhit të Zvërnecit. Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Rama mblodhi kryetarët e bashkive për tu dhënë porositë mbi zgjedhjet e ardhshme edhe pse jemi disa muaj para tyre.
Burimi: top-channel.tv