Vjosa transferon një futbollist nga Bregu i Flidishtë

0
Gjigandi

Skuadra e Ligës së Dytë, KF Vjosa nga Shtimja ka filluar të bëj transferime që nga tash.

Indeksonline ka arritur të kuptoj që KF Vjosa ka arritur marrëveshje me lojtarin nga Bregu i Fildishtë, Tiagouo Kone.

Në një intervistë Kone ka konfirmuar këtë lajm duke thënë se do të jetë pjesë e KF Vjosës nga sezoni i ardhshëm.

Ai ka treguar se është hera e parë për të që vjen në Kosovë.

“Po është hera e parë, por kam vizituar shumë vende të ndryshme në të kaluarën si Tunizia, Moroko, India, Sri Lanka dhe Rusia”, u shprehë ai fillimisht.

RonaTyra

Tutje, Kone ka treguar se në cilat skuadra ka luajtur në të kaluarën.

“Në Bregun e Fildishtë kam luajtur në Domorals Cyril, në Tunizi Afrika Inter, në Sri Lanka për Ratnam Sport dhe në Rusi për ekipin e Aslan Gatagov”, u shprehë ai.

“Sekretari i klubit të ri më ka thënë se do të vij në gusht në Kosovë” , tha futbollisti nga Bregu i Fildishtë.

Tiagouo Kone po ashtu ka paraqitje për kombëtaren U-16 të Bregut të Fildishtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu