Ditën e djeshme u shënua një rekord i rasteve me të infektuar dhe sipas OBSH këto statistika zyrtare tregojnë se pandemia po vazhdon të përhapet shpejt me efekte shkatërruese globale.
OBSH bëri me dije se ditën e djeshme, u zbuluan 183 mijë të infektuar, duke thyer rekordin e mëparshëm të së enjtes, me 181 mijë raste.
Nga rastet globale, një e treta shënohet në Brazil, me 54 mijë e 771 ndjekur nga SHBA 36.617 dhe India 15.413 duke çuar numrin në total nga shpërthimi i pandemisë deri më tani në 8.7 milion. Viktima janë regjistruar më shumë se 460,000.
OBSH ngre shqetësimin në një kohë kur një mjek italian deklaroi se virusi që dikur konsiderohej tepër agresiv tani është dobësuar: Nga Tigër u bë një mace. Ai tha se ka gjasa që virusi të zhduket vetë.
Ekspertët thonë se rritja e numrit të të infektuarve mund të jetë edhe si shkak i shumë testimeve dhe masave lehtësuese të vendeve. Ata thonë se shkalla e vdekjeve në nivel global në fakt nuk tregon se virusi po dobësohet.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi javën e kaluar se pandemia Covid-19 ka hyrë në një fazë ‘të re dhe të rrezikshme’, duke paralajmëruar se virusi po përhapet ende shpejt dhe është ende vdekjeprurës.
Një tjetër drejtor i OBSH-së paralajmëroi se një valë e dytë në vjeshtë ishte e mundur.
Zyrtarët gjermanë zbuluan dje se niveli i riprodhimit të koronavirusit është rritur në 2.88 duke e bërë transmetimin më të arritshëm, mbi nivelin e parashikuar.