Vidhte pacientët që shkonin në spital, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

0
Vidhte pacientët që shkonin në spital, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë
Gjigandi

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 38 vjeçar i cili akuzohet për një seri vjedhjesh në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në kuadër të operacionit “Pacienti” u bë i mundur arrestimi i shtetasit , A. Gj. i cili shtirej si pacient dhe duke përfituar nga urgjencat mjekësore, kryente vjedhje të sendeve personale të pacientëve, që shkonin për të marrë mjekim dhe për të kryer vizita në QSUT, ka njoftuar policia.

Ky shtetas, është kapur në flagrancë duke vjedhur një shumë parash në automjetin në pronësi të shtetasit R. Rr., në ambientet e spitalit i cili kishte shkuar për vizitë mjekësore.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se shtetasi A. Gj. është autor i disa rasteve të vjedhjeve të ndryshme, të ndodhura kohët e fundit, në ambientet e QSUT-së dhe në Rrugën e Dibrës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 milion lekë [8,175 euro] , një orë dore dhe një çakmak, ka njoftuar policia.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu