Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të miturën, arrestohet 46-vjeçari në Kuçovë

0
Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të miturën, arrestohet 46-vjeçari në Kuçovë
Gjigandi

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar sot arrestimin në flagrancë të një shtetasi, banues në Kuçovë, pas raportimeve për ngacmime seksuale.

Sipas policisë, shtetasi T. H., 46 vjeç, është vënë në pranga pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur e moshës 10 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Veprime të turpshme”, ka theksuar policia.

/abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu