Vidhte makina jashtë shtetit dhe i sillte në Shqipëri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

0
38
Gjigandi

Një 53-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi është kapur me automjete të vjedhura jashtë shtetit.

Shtetasi me iniciale Xh.R., akuzohet për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Sakaq janë proceduar penalisht edhe shtetasit me iniciale F. L., 39 vjeç dhe S. M., 47 vjeç për të njëjtën vepër penale.

Njoftimi i policisë:

Krahas masave të shtuara për menaxhimin e fluksit të levizjes gjatë sezonit veror, vijojnë kontrollet e pandërprera nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, me qëllim goditjen e paligjshmërisë.

U konstatuan me automjete të dyshuara të vjedhura jashtë shtetit, vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.

Bllokohen 3 automjetet e dyshuara të vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në vijim të zbatimit të masave të shtuara në kuadër të sezonit turistik, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim goditjen e paligjshmërisë. Në këtë kuadër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. R., 53 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” , pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, me një automjet i cili rezulton i vjedhur në shtetin italian.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve, u referuan materialet në Prokurori, si dhe filloi procedimi penal për shtetasit:

-F. L., 39 vjeç dhe S. M., 47 vjeç, banues në Durrës dhe Mbretërinë e Bashkuar, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, me automjetet përkatëse të cilët rezultojnë të vjedhur në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në vijim të veprimeve, u blokuan të tre automjetet, si dhe u referuan materialet në prokurori, për procedura të mëtejshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu