Tragjike! Bie nga lartësia, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Kroaci

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.

Mësohet se i riu po punonte në ndërtim kur ka rënë nga një lartësi rreth 20 metra.

Policia kroate ka lajmëruar se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kompleksin industrial të ish-uzinës Dalit në Daruvar.

Përveç policisë, në terren janë edhe inspektori i sigurisë në punë dhe avokati i shtetit.

Sipas informacioneve jozyrtare të raportuara nga mediat kroate, 21-vjeçari shqiptar ishte punonjës i një kompanie të Zagrebit, ndërsa ka humbur jetën pasi ka rënë nga një shkallë mbi beton nga një lartësi prej rreth 20 metrash.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu