KORÇË- Një 21-vjeçar është vënë në prangat e policisë ndërsa një 44-vjeçar është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Pirateria”, bazuar në informacionet e serviruara nga Sektori i Anti-piraterisë në ‘DigitAlb’, Sektori i Antikrimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Korçë.
I arrestuari është 21-vjeçarin R.K. ndërsa në kërkim është shpallur, M.D. 44-vjeç, pronar i një lokali bastesh sportive pasi piratonin programet e ‘DigitAlb’ dhe ushtronin veprimtari të paligjshme.
Nga kontrolli në vendin e ushtrimit të aktivitetit “Lokal” ndodhur në Lagjen Nr.8, Rr. “Viktimat e 7 Shkurtit” janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale, 5 kompjutera dhe aksesorët e tyre, 3 TV plazma dhe 3 Aparate Marrës Satelitorë që piratonin programet sportive të ‘DigitAlb’. Nëpërmjet këtyre pajisjeve këta persona ushtronin aktivitetin e paligjshëm të basteve sportive dhe lojërave të fatit.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të operacionit “Pirateria”, bazuar në informacionet e serviruara nga Sektori i Anti-piraterisë në ‘DigitAlb’, Sektori i Antikrimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Korçë arrestoi 21-vjeçarin R.K. dhe shpalli në kërkim M.D. 44-vjeç, pronar i një lokali bastesh sportive pasi piratonin programet e ‘DigitAlb’ dhe ushtronin veprimtari të paligjshme.
Nga kontrolli në vendin e ushtrimit të aktivitetit “Lokal” ndodhur në Lagjen Nr.8, Rr. “Viktimat e 7 Shkurtit” janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale, 5 kompjutera dhe aksesorët e tyre, 3 TV plazma dhe 3 Aparate Marrës Satelitorë që piratonin programet sportive të ‘DigitAlb’. Nëpërmjet këtyre pajisjeve këta persona ushtronin aktivitetin e paligjshëm të basteve sportive dhe lojërave të fatit.
Arrestimi i të riut u krye në flagrance dhe pas marrjes në pyetje ai deklaroi se piratimin e kryente në bashkëpunim me pronarin e lokalit që po kërkohet nga policia.
Materialet në ngarkim të piratëve i janë dërguar Prokurorisë së Korçës nën akuzat “Shkelje e pronësisë industriale” Neni 149/a i K.P., “Fshehje e të Ardhurave” dhe “Organizim i Lotarive të palejuara” nenet 180 dhe 197 të Kodit Penal.
Burimi: top-channel.tv