Videoja tregon vështrimin më të afërt të telefonave iPhone 13 dhe iPhone 11 Pro me ngjyrë jeshile

0
Videoja tregon vështrimin më të afërt të telefonave iPhone 13 dhe iPhone 11 Pro me ngjyrë jeshile
Gjigandi

Duke ndjekur një traditë që filloi në vitin 2021, Apple këtë javë prezantoi ngjyrat e reja të iPhone për pranverë. Kompania zbuloi vetëm një ngjyrë të re vjollce për iPhone 12 vitin e kaluar, por këtë vit prezantoi dy ngjyra për iPhone 13 dhe iPhone 13 Pro – një jeshile standarde dhe jeshile Alpine.

Një video e postuar në Twitter ka ofruar një vështrim praktik të opsioneve të reja të ngjyrave. iPhone 13 dhe iPhone 13 mini jeshil ofrojnë një jeshile të pasur, të tipit pyll, derisa jeshilja Alpine është më e lehtë dhe më e ngjashme me Midnight Green nga iPhone 11 Pro.

Klientët nga Australia, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, India, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe më shumë se 30 vende dhe rajone të tjera do të jenë në gjendje ta para-porosisin iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max në jeshile alpine, dhe iPhone 13 dhe iPhone 13 mini në të gjelbër, duke filluar nga e premtja më 11 mars.

Ditë më parë kompania Apple lansoi iPhone SE me 5G që ka një çmim të volitshëm.

iPhone 13 Green First Look#Apple #AppleEvent #iPhone13 #iPhone13Green pic.twitter.com/UctS1Nv3MO

RonaTyra

– Majin Bu (@MajinBuOfficial) March 10, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu