Capcom do të sjellë një lojë me dinosaurë

0
Capcom do të sjellë një lojë me dinosaurë
Gjigandi

Capcom ka prezantuar Exoprimal, një lojë me avatarë që do të jenë veshur me kostume metalike dhe që luftojnë një mori dinosaurësh.

Sipas medieve të huaja, loja u bë e ditur gjatë prezantimit të Sony State of Play. Do të paraqesë një të ardhme të afërt – 2043, sipas një traileri – dhe me sa duket, ne do të kemi teknologjinë në atë kohë që parashikon “shpërthimet e dinosaurëve”, ku hapet një portal dhe nxjerrë valë dinosaurësh prej aty.

Njerëzit në atë lojë duhet të luftojnë me dinosaurët.

Sipas një postimi në blogun e PlayStation, loja është e fokusuar rreth bashkëpunimit me shumë lojtarë.

Sidoqoftë, nuk do të jetë një lojë ekskluzive për PlayStation – në njoftimin për shtyp u tha se Exoprimal do të jetë i disponueshëm në PS4, PS5, Xbox Series X/S, Xbox One dhe në PC përmes Steam kur të lansohet në vitin 2023.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu