Video virale/ Zbulohet e vërteta e policëve bashkiak që japin llogari para shefit për gjobën e Benit

0
Gjigandi

Video e policëve bashkiak që jepnin llogari para shefit bëri xhiron e rrjetit. Por këto pamje rezultojnë të jenë xhiruar 3 vite më parë. Kreu i partisë demokratike Sali Berisha ishte ndër të parët që e shpërndau këtë video por ra preh e lajmeve të pavërteta.

Ngjarja ka ndodhur në mjediset e Komisariatit Nr. 1 të Tiranës, ku dy punonjësit e Policisë Bashkiake kishin shkruar për të bërë kallëzim penal ndaj një qytetari që i kishte penguar të ushtronin kryerjen e detyrës së tyre, të cilin e kishin gjetur në shkelje të hapësirës publike.

Personi që dëgjohet në video dhe i merr në pyetje dy policët bashkiakë quhet Alban Ramaj, asokohe me detyrën e OPGJ-së në Komisariatin Nr. 1. Punonjësit e Policisë Bashkiake e kanë sqaruar mbi rrethanat e vendosjes së gjobës ndaj biznesit të qytetarit. Aktualisht, Alban Ramaj është i pezulluar nga detyra për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu