I njihur si këshilltari i mafias, ekstradohet drejtë Turqisë ish-gazetari

0
Gjigandi

Emre Olur, i njohur si këshilltari për shtyp i kokës së mafias turke, Sedat Pekerit është sjellë mëngjesin e sotëm në Stamboll rreth orës 09:15. Autoritetet tona i kanë refuzuar azilin politik shtetasit turk, duke vendosur deportimin e tij drejt Turqisë.

Mediat turke raportojnë se Olur, u mor nga ekipet e Interpolit dhe u soll në aeroportin e Stambollit me fluturimin e planifikuar të Air Albania. Olur, i cili u nxor nga avioni në aeroport nga ekipet e Departamentit të Policisë së Stambollit kundër Krimit të Organizuar, u dërgua në Departamentin e Policisë në aeroport.

Shqipëria s'pranon kërkesën për azil, depërtohet

Ai do të hetohet për veprat penale: “Kanosja”, “Lëvdimi i krimit dhe i kriminelit”, “Fyerja”, “Anëtar i një organizate të krijuar me qëllim kryerjen e një krimi”, Lëndim i thjeshtë’, ‘Me mesazh zanor, të shkruar ose me video’.

ITINERARI:

RonaTyra

Anëtar i organizatës kriminale të Peker, ka shkuar në Maqedoninë e Veriut nga Turqia më datë 23.05.2021. Më pas ai ka shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe-Abu Dhabi më datë 12.09.2022 nëpërmjet Tiranës. Më datë 16.09.2022, pasi Organizata Kombëtare e Inteligjencës dhe Ambasada në Abu-Dhabi njoftuan Departamentin tonë të Policisë se do të deportohej nga Emiratet e Bashkuara Arabe, u konstatua se personi në fjalë do të shkonte në Serbi si rezultat i ndjekjes së bërë nga Departamenti i Policisë. Autoritetet serbe nuk iu përgjigjen pozitivisht kërkesës për dëbim, pasi ai ishte pasagjer ndërkombëtar. Si rezultat i kontaktit të drejtpërdrejtë të vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme Shqiptare e Sigurisë, Interpoli Shqiptar dhe Ministrat e Punëve të Brendshme të personit që ishte vendosur të kalonte nga Serbia në Shqipëri në Tiranë, në Aeroportin e Tiranës më datë 17.09.2022.

Ai është marrë nga Tirana në fluturimin e datës 18.09.2022 në orën 06:30 nga zyrtarë të Interpolit dhe KOM-it dhe është dërguar në Aeroporti i Stambollit për marrje në pyetje dhe procedim gjyqësor, i është dorëzuar nëpunësve të Departamentit të Luftimit të Krimit të Organizuar.

SI U KRYE NDALIMI I TIJ?

Emre Olur u arrestua në Rinas. Ishin mediat turke ato që kanë raportuar për arrestimin dhe ekstradimin e tij drejt Turqisë. Ishte gazetari investigativ Erk Acarer ai që me anë të një postimi në Twitter shkruante se këshilltari i bosit të krimit turk ishte arrestuar në Shqipëri dhe se ishte i pajisur me nënshtetësinë shqiptare. Kur pritej që ai të ekstradohej drejt Turqisë duket se procedurat kanë qenë “ngërçi” që avioni të mos nisej dhe ai të rikthehej në paraburgimin e Rinasit. Emre Olur njihet si këshilltari i Sedat Peker-it, një prej bosëve të mafias turke dhe ky i shpallur në kërkim si i lidhur me krimin e organizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu