Vetëm Champions mund të shpëtojë sezonin

0
Gjigandi

Vetëm fitorja e Champions League mund të shpëtojë Maurizio Sarrin. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e teknikut toskan, që është përplasur me një realitet më të egër sa parashikohej.

Tifozët, sot më shumë se kurrë, nuk e duan: për të shkuarën e tij, për mënyrat e të bërit të gjërave e, sidomos, se humbi dy objektiva të sezonit. Kërkohet tani një zgjidhje, përndryshe ish-tekniku i Napolit dh Chelsea-t rrezikon të ketë fundin e Maifredit, i cili erdhi në Torino për të bërë lojë të bukur dhe u dëbua pas vetëm një sezoni shkatërrimtar.

Kampionati do të jetë peshorja, plus Champions. Pa titullin e nëntë radhazi, fati i Sarri duket i shënuar. Gjithashtu rrezikon shumë edhe Cristiano Ronaldo. Jo për atë që i përket të ardhmes kontratuale apo për zero gola në dy ndeshje (katër nëse llogaritet edhe periudha pre-Covid) dhe një penallti në shtyllë.

Të mbetet me zero tituj do të ishte një situatë e papranueshme për portugezin që në këtë mënyrë do t’i thoshte lamtumirë edhe “Topit të Artë”. Sepse pa Europianin, i mbetet vetëm Champions League për të fituar çmimin individual më prestigjioz. Të fitojë kampionatin nuk do të mjaftonte. Shpresa, e tij dhe e juventinëve, që Lisbona të jetë një shenjë e mirë që mund të ndihmojë Ronaldon.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu