Tyson: Floyd supozohej ta merrte lehtë

0
Gjigandi

Ish kampioni absolut i boksit, legjendari Mike Tyson ka vlerësuar në maksimum ndeshjen e shkëlqyer që Conor Mcgregor zhvilloi ndaj kampionit të pamposhtur Floyd Maywether edhe pse u mposht nga ky i fundit në raundin e 10-të me TKO.

“Dëgjoni, ai kurrë nuk kishte pasur një ndeshje të vertetë boksi në jetën e tij, apo jo? Ai nuk kishte një ndeshje boksi dhe ai arriti 10 raunde me luftëtarin më të madh në 100 vitet e fundit. Floyd supozohej ta merrte lehtë,por i duhej te djersiste, sepse Conori ia bëri ndeshjen tepër të vështirë. Ai duhej të luftonte dikë që nuk dintë të bënte mbrapa. ” – tha Mike Tyson.

E menjëhershme ishte përgjigja e irlandezit i cili në “Twitter” falënderoi legjendën duke dhënë dhe një zotim se në ndeshjen e dytë do ta mposht patjetër Floyd.

“Faleminderit Mike, por tani e di se për ndeshjen tjetër që do të kemi , me njohuritë që unë tani zotëroj e njoh stilin e Floyd, plus me ndihmën e trajnerit tim të vjetër të boksit, unë do të zgjidh enigmën dhe do ta mund Floyd. Unë premtoj jetën time mbi të. Është e mrekullueshme të të shikoja se do kthehesh sërish në arenën e boksit.”- u shpreh McGregor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu