Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës “Global Woman”.
Ajo ka dhënë një intervistë, ku ka folur gjerë e gjatë mbi jetën e saj profesionale dhe personale.
Ndër të tjerash, këngëtarja prishtinase ka realizuar edhe një set fotografik shoqërues për revistën, përpara aparatit të fotografit Norik Uka.
Foto: Norik Uka
Fillimisht, këngëtarja e hitit “Edhe një fundvit” pozoi me një modikim interesant të veshjes tradicionale shqiptare të njohur në popull si ‘minton’.
Foto: Norik Uka
Me këtë, Luma ka dashur të simbolizojë siluetën e shqiponjës, në shenjë patriotizmi si dashuri që ndjen për vendin, ani pse ndodhet larg.
Foto: Norik Uka
E njëjta ka realizuar edhe plot fotografi të tjera tërheqëse për revistën, të cilat i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
“S’kam harruar të qesh jo”, shkroi Vesa në mbishkrimin e disa prej fotografive, ku shihej me buzën në gaz.
Foto: Norik Uka
Këngëtarja përndryshe ka vite që është shpërngulur në kontinentin oqeanik së bashku me burrin dhe djalin e saj, për një jetë më të mirë në Zelandën e Re.
/abc24.al/
Foto: Norik Uka
Foto: Norik Uka
Foto: Norik Uka