Vera Ora thotë se Rita flet hapur me të për jetën e saj private: Nganjëherë jep shumë informacion

0
Vera Ora thotë se Rita flet hapur me të për jetën e saj private: Nganjëherë jep shumë informacion
Gjigandi

Nëna e këngëtares shqiptare me renome ndërkombëtare Rita Ora, Vera Ora, javën e kaluar ishte e ftuar speciale në “Fem Fest, në Tiranë.

Ajo mbajti një fjalim fuqizues për gratë, teksa shijoi qëndrimin e saj në kryeqytetin shqiptar.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, vera ka dhënë një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë”, ku ka folur mbi karrierën dhe jetën e saj.

Foto: Vera Ora/Instagram

RonaTyra

Ajo ka treguar se si është të qenurit nënë e një artiste të famshme ndërkombëtarisht është privilegj, por nganjëherë edhe e lodhshme.

E pyetur nëse Rita tregohet e hapur mbi jetën e saj private me të, nëna e saj tha se këngëtarja e bën patjetër një gjë të tillë, duke u treguar gjithmonë e hapur me të ëmën.

“Po, Rita është shumë e hapur, nganjëherë i them ‘too much information (shumë informacion). Po e kemi një raport shumë të mirë. Ajo është shumë e afërt me mua edhe me motrën (ato udhëtojnë së bashku). Mirëpo po shumë është e thjeshtë, direkte, e sinqertë edhe e tregon veten. Unë i them avash – ‘Por përse?’ më thotë. Shumë kemi një raport të hapur, jam e lumtur sepse ajo i pranon këshillat”, ka thënë Vera.

Kur jemi te jeta private, Rita ka tash e sa kohë që po shijon lidhjen e saj me regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi.

Tabloidi britanik

The Sun

raportoi muaj më parë që sipas burimeve të tyre, këngëtarja e hitit “Hot Right Now” i kishte njoftuar familjen e saj me të dashurin e saj të ri.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu