Vëllai i yllit të Premier League vritet me armë në Francë

0
Gjigandi

Vëllai i futbollistit Serge Aurier që luan me Totenham në Premier League është qëlluar për vdekje në qytetin francez të Toulouse, njoftonin sot mediat në Francë.

Christopher Aurier raportohet se mori plagët kur dy plumba u qëlluan në një klub nate në Toulouse. Autori i dyshuar raportohet se nuk është kapur ende nga autoritetet.
Shërbimet e emergjencës e gjetën Christopher Aurier me një plagë në stomak në një zonë industriale të qytetit rreth orës 5.00 mëngjesin e sotëm. Ai vdiq më vonë në spitalin e Toulouse njoftonin mediat.
Vëllai i tij Serge, 27 vjeç, është mbrojtës i djathtë me klubin anglez të Premierligës, Tottenham Hotspur dhe gjithashtu kapiten i kombëtares së Bregut të Fildishtë.
“Klubi është i trishtuar nga konfirmimi i lajmeve se vëllai i Serge Aurier ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm”, shkruante në një njoftim klubi i Tottenham.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu