Kudo në botë kemi sportistë shqiptar dhe të suksesshëm. Esat Kurti, vëllai i ish fubollistëve të dëshmuar Shefqetit e Xhevatit, me sukses po e drejton ekipin e futsallit Kosova në Finlandë.
Me themelimin e Shoqatës Bashkimi (1998) në qytetin Turku të Finlandës u themelua edhe Klubi i futbollit KF Kosova i cili aktivitetin e tij e zhvilloj në salla gjatë dimrit si dhe fusha sportive gjatë sezonit verore. Gjithherë Shoqata Bashkimi mori pjesë në turne me ekipin Kosova, në fillim si pjesëmarrës, e më vonë si organizatore e turnirëve në mesin e grupit tonë dhe më vonë edhe e turneve nacionalë në Turku.
Ekipi Kosova padyshim ishte gjithherë më i suksesshmi. Për kënaqësinë e adhuruesve të futbollit, me 1.7 2002 Shoqata Bashkimi themeloi dhe regjistroj zyrtarisht klubin futbollist Kosova në futboll të vogël (futsall) i cili filloj garat me sukses në divizionin e tretë. Në fund të sezonit ekipi zuri vendin e dytë ne tabelë.
Në sezonin 2003-04 pa asnjë humbje zuri vendin e parë dhe u inkuadrua në divizionin e dytë ku luajti disa vite me sukses, ishte çdoherë ne kreun e tabelës pas përfundimit të sezonit. Në sezonin 2008-09 ekipi luajti në divizionin e parë të futsallit në Finlandë, por që pas 1 viti bie përsëri ne divizionin e dytë. Pas kësaj ekipi pësoj disa ndryshime duke inkuadruar disa lojtar te ri ne ekip dhe në sezonin 2009-2010 formon edhe ekipin KF Kosova 2 ku luajtën lojtarët më të moshuar.
Në sezonin 2013-14 formohet ekipi i veteranëve e në ekipin Kosova 2 inkuadrohen kryesisht juniorët e ekipit.
Në sezonin 2015-2016 kryesia e ekipit, vendosi që ekipi edhe njëherë te garoj në divizionin e parë. Duhet theksuar se lojtari kryesor i ekipit Alban Ferati i cili çdoherë ishte golashënuesi më i mirë në divizionin e dytë, luajti vetëm 3 lojë ne divizionin e parë dhe u detyrua nga ekipi ku luante futboll ta ndërpres lojën e futsallit. Për shkak të buxhetit jo të mjaftueshëm ekipi u detyrua përsëri të kthehet në divizionin e dytë, por që në këtë sezone golashënuesi dhe lojtari më i mirë ishte Gëzim Voca i cili pas përfundimit të sezonit u largua nga ekipi për të luajtur në ligën e parë të futsallit ku dy vite me radhë ishte lojtari dhe golashënuesi me i mirë në Finlandë.
Në sezonin 2019-20 ekipi për trajner zgjodhi Esat Kurtin, puna e trajnerit dhe angazhimi i madh i lojtarëve bëri që ekipi edhe njëherë të inkuadrohet në divizionin e parë. Duhet theksuar se kësaj radhe ekipin e kanë ndihmuar shumë donatorë (kryesisht shqiptar). Shpresojnë dhe besojnë që ekipi në sezonin 2020-21 do të luaj mirë dhe të përfundoj në pjesën e epërme të tabelës në fund të edicionit. Vlen të përmendet angazhimi dhe puna e palodhshme e ish trajnerit tani udhëheqës i ekipit Fidiam Peci i cili është me ekipin që nga formimi i saj.