Vdiq tragjikisht gjatë pushimeve në Dhërmi/ Historia e studentit nga Londra që kaloi ditën e fund…

0
14
Gjigandi

Rreth një javë më parë në Dhërmi humbi jetën në mënyrë tragjike një turist nga Anglia, i cili ra nga kati i tretë i hoteli. Zohar Dean Collins, 22 vjeç ishte një student fizike dhe që kishte ardhur me pushime në Shqipëri, por pa e ditur se do të ishin edhe pushimet e tij të fundit.

Mediat britanike thonë se i riu pasi kishte përfunduar vitin e tretë të studimeve kishte nisur një udhëtim me miqtë e tij në Dhërmi, një qytet turistik në rivierën shqiptare.

Një nga miqtë e tij, i cili e shoqëronte gjatë pushimeve në Shqipëri ka treguar se ka qenë me Collins pikërisht ditën kur na ndodhur ngjarja.

“Isha me Zoharin për ditën e tij të fundit në këtë planet dhe mund t’ju them me besim se ai ishte i lumtur, plot jetë dhe duke shijuar botën përreth tij si gjithmonë”,

ka treguar miku i 22-vjecarit.

Ndërkohë trupi i viktimës sipas mediave vazhdon të jetë në Shqipëri, ndërsa në internet ka filluar një mbledhje fondesh për të ndihmuar prindërit dhe tre vëllezërit dhe motrat e të riut që të marrin trupin e pajete.

Deri tani janë mbledhur 22 mijë paund nga rreth 800 donatorë.

Ndërkohë në një deklaratë, Shoqata e Fizikës së Universitetit të Leeds, ku edhe i riu studionte kujtoi një “mik të dashur” dhe

“anëtar jashtëzakonisht të vlerësuar”.

“Humbja e Zoharit lë një boshllëk të madhe në jetën tonë dhe komiteti nuk do të jetë i njëjtë pa të”.

Njoftimi i policisë për ngjarjen ne datën 1 qershor

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu