Një person humbi jetën pasi u sulmua nga një peshkaqen i bardhë ndërsa po bënte sërf në një plazh në Australinë juglindore.
I ndjeri rezulton të jetë një burrë 60-vjeçar, që po ushtronte këtë sport në në plazhin Kingscliff në Neë South Wales.
Sipas medieve australiane, viktima vdiq nga kafshimet e peshkaqenëve, të cilët, sipas disa dëshmitarëve që ishin në zonë, mund të arrinin më shumë se tre metra të gjatë.
Edhe pse sërfistë të tjerë nxituan të jepnin ndihëm e nevojshme të dëmtuarit, duke trembur peshkaqenët, por shërbimet e urgjencës njoftuan vdekjen e tij para se të transferohej në spital.
Autoritetet më pas vendosën të mbyllnin plazhin, pasi verifikuan që peshkaqeni ishte ende rreth zonës. Ky është rasti i tretë, me pasojë vdekjen, për shkak të sulmeve të peshkaqenëve në Australi deri më tani, këtë vit.