I shënoi gol Interit, flet Asllani: 30 minuta të pabesueshme në “San Siro”, pastaj doli në pah.

0
I shënoi gol Interit, flet Asllani: 30 minuta të pabesueshme në “San Siro”, pastaj doli në pah.
Gjigandi

Kristjan Asllani, mesfushori i ri i Empolit, komentoi humbjen ndaj Interit, ku vetë shkëlqeu dhe shënoi golin e epërsisë momentale 2-0 të të tijve: “Kemi kaluar një gjysmë ore të pabesueshme për mendimin tim, më pas doli në pah skuadra më e fortë në Serie A.

Ne bëmë më të mirën, erdhëm këtu për të shprehur lojën tonë. E luajtëm topin tokazi, edhe nëse në fund nuk morëm atë që deshëm. Gjithsesi nuk kishim frikë nga Interi, ashtu siç na kërkon gjithmonë trajneri Andreazzoli”.

Si ndikoi tek ju shënimi i golit të parë në Serie A?

Jam i lumtur, kam 13 vite që luaj me këtë fanellë. Luajtja në Serie A, gjetja e golit të parë., është shpërblimi i vetes. Jam i lumtur, ky grup më ka pritur shumë mirë.

Kanë mbetur edhe dy ndeshje të fundit për t’u luajtur.

RonaTyra

Ne do të përpiqemi t’i fitojmë ata për ta mbyllur kampionatin sa më mirë. Edhe nëse tashmë e kemi siguruar mbijetesën, duhet të vazhdojmë të propozojmë idenë tonë për futbollin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu