Vdes “daja” i Rinasit/ Ragip Hajdini u arrestua për grabitjen e parave/ Familjarët: Iu prekën të drejtat

0
Gjigandi

Ndërron jetë në Spitalin e Traumës Ragip Hajdini, i njohur si Daja nga Kosova, i arrestuar për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Vetëm dy ditë më parë familjarët dhe mbrojtësi i Ragip Hajdinit në një intervistë me gazetaren e Top Channel Anila hoxha kërkuan që avokati i popullit të mbikëqyr veprimet e institucionit të burgjeve.
Nga ambientet e spitalit ku 51 vjeçari i ishte nënshtruar terapisë, të afërmit këmbëngulnin se Hajdinit ju prekën të drejtat që nga mos njoftimi i familjes e deri tek refuzimi që një i afërm t’i qëndrojë pranë.
Ata i thanë gazetares Anila Hoxha se: Është absurditet të mendosh që ai mund të arratiset, ai nuk lëviz dot as nga krevati. Doktori ka thënë se nuk ekziston një terapi që ta shërojë, është i pashërueshëm. Ne duam vetëm dikë që ta ketë afër qoftë për një pikë ujë.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu