Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.214 vdekje, në Meksikë 665 dhe në Indi 519.
Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 45.048 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.800.827 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 1.214 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 70.398.
Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 359.110 raste dhe 17.442 vdekje nga COVID-19.
Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi arrin në 1.078.763.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.
Presidenti Jair Bolsonaro, i cili njihet me veprimet e tij nënvlerësuese kundër pandemisë tha se ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.
Instituti i Gjeografisë dhe Statistikave të Brazilit ka njoftuar se në muajin maj tek 4.2 milionë njerëz janë shfaqur simptoma të ngjashme të COVID-19 si humbje e shijes dhe aromës, kollë dhe temperaturë e lartë.
Brazili, duke kaluar Britaninë e Madhe u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së ku janë “regjistruar më shumë vdekje dhe raste me COVID-19”.
– Meksikë, 665 vdekje të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 665 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 33.191. Ndërsa me 6.891 raste të reja është rritur në 289.174 numri i rasteve me COVID-19.
Deri më tani në vend janë shëruar 177.097 persona të prekur me COVID-19.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
– Indi, 519 vdekje të reja nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 27.114 raste të reja duke e rritur në 820.916 numrin e rasteve ndërsa me 519 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 22.123 numri i viktimave nga COVID-19.
Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 515.386 persona.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e katërt në botë përsa i përket numrit të rasteve.
Burimi: top-channel.tv