Avokatja e Amber Heard ka bërë akuza të reja kundër ish-bashkëshortit të saj, Johnny Depp, gjatë fjalimit hapës të një gjyqi për shpifje që po zhvillohej në Fairfax të Virginias.
Elaine Bredehoft pretendoi se aktori e sulmoi seksualisht klienten e saj duke përdorur një shishe të pijes teksa ishte në gjendje të dehur.
Depp ishte dukshëm skeptik derisa avokatja i bënte akuzat dhe tundte kokën për të thënë ‘JO’ pas komenteve të saj, ndërsa ekipi i tij lëshoi një deklaratë në përgjigje të pretendimeve “të gabuara”.
(Foto: Getty Images)
“Këto pretendime fiktive nuk u hoqën asnjëherë në fillim të akuzave të Amberit në vitin 2016, ndërsa janë shfaqur vite më pas pasi është akuzuar për shpifje, meqë deklaroi se ishte viktimë e ‘dhunës seksuale’. Këto fjalë janë vendimtare në rastin e shpifjes dhe të përshtatshme, ndërsa ky pretendim pasoi vetëm pas kësaj”, kanë thënë ata për
The Independent
.
Në deklaratë thuhet tutje se ky pohim “ndjek modelin e pretendimeve të saj të hollësishme, të gabuara që kanë vazhduar të ndryshojnë dhe evoluojnë me kalimin e kohës”.
Në gjyq dëshmoi edhe motra e madhe e Deppit dhe presidenti i kompanisë së tij të prodhimit. Ajo foli për rininë e saj dhe të Deppit, duke kujtuar abuzimin që pësuan ajo dhe vëllai i saj. Motra pohoi se dinte për zënkat e tyre të shpeshta, si dhe se aktori rrallë zihej me partneren e tij të mëparshme, edhe pse ata kishin shumë kohë bashkë.
(Foto: Getty Images)
Camille Vasquez, që përfaqëson Deppin, i tha jurisë në fillim të seancës: “Z. Depp do të shkojë në varr duke e ditur se pavarësisht se çfarë të bëjë, gjithmonë do të ketë njerëz që besojnë se ai ka abuzuar me gruan e tij”.
Për ish-bashkëshorten e tij deklaroi: “Ajo ka jetuar me vite me këtë gënjeshtër dhe ka frymuar me të dhe e ka marrë frymë këtë gënjeshtër prej vitesh. Ajo po përgatitet të bëjë një shfaqje të jetesës në këtë gjyq”.
Depp e ka paditur Heardin me 50 milionë dollarë për shpifje dhe akuza për abuzim që ajo bëri në një tekst për Washington Post, kurse aktorja iu hakmor me një tjetër padi prej 100 milionë dollarësh. /
abc24.al
/