Vasili: Rama u çmend, por Shqiperia jo! – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Ky i marrë që shkërmoqi Shqipërinë, jeton me haluçinacionin e liderit botëror. Ky nuk kupton që e tallin dhe e përçmojnë. Ky i mbaruar, do të flasë në emër të Francës e Gjermanisë!

Po çfarë është ky?!

Ky është asgjëja që flet!

Lidheni këtë të marrë, që klith, leh e thotë se, kur ky mbush Shqipërinë me kriminelë e drogaxhinj, kjo vjen se Franca me Gjermaninë paskan probleme!!!

Ky thotë: “Në datë 19, dielli do të lindë përsëri. Shqipëria nuk ka pse shkon në zgjedhje të parakohshme se Shqipëria nuk i ka lënë mangët asgjë këtij procesi. Nëse zgjedhjet e parakohshme do të zgjidhnin problemin midis Francës dhe Gjermanisë, do ta mendoja seriozisht.”

RonaTyra

Ka të drejtë ky! Nuk ka lënë asgjë mangut ky, i ka plotësuar vërtet të gjitha….

Ka bërë zgjedhje moniste si Partia e Punës.

E ka kthyer Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës me trafikun e paparë të drogës, të mbështetur dhe të përdorur nga Rilindja dhe qeveria.

Ka bërë që qindra mijëra shqiptarë të detyrohen të largohen dhe Shqipëria të kthehet në vendin e dytë për azilkërkuesit.

E ka kthyer Shqipërinë, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, në bazë operacionale të krimit të organizuar për Amerikën Latine, SHBA, Lindjen e Mesme dhe Evropën.

E ka kthyer Shqipërinë në lavatriçe gjigante të pastrimit të parasë.

E ka shkatërruar shtetin ligjor dhe e ka lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa SPAK, pa BKH etj etj.

Ka shkatërruar ekonominë me koncesione miliardere korruptive gjer në palcë.

Ka realizuar grabitjen më monstruoze të pronës publike dhe private nga korrupsioni i qeverisë të parë ndonjëherë.

Ka zhvilluar zgjedhje totalisht të paligjshme dhe kriminale duke refuzuar dekretet e Presidentit për zgjedhjet, që janë ligj.

Ka përdorur Vetingun për presion ndaj gjyqtarëve, siç thotë edhe raporti i OSBE/ODIHR.

The post Vasili: Rama u çmend, por Shqiperia jo! appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu