Robin van Persie ka treguar emrat e tre futbollistëve që beson që meritojnë të jenë në podium për Topin e Artë, duke injoruar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester United, beson se sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, duhet të fitojë çmimin më të rëndësishëm individual.
Dyshja e Premierligës, Kevin de Bryune dhe Sadio Mane, njëri i Manchester Cityt dhe tjetri i Liverpool, janë dy lojtarët tjerë që plotësojnë treshen e tyre.
Nëse kjo listë e Van Persie vihet në lojë, do të ishte hera e parë që nga viti 2006 që as Messi dhe as Ronaldo nuk janë pjesë e top tre.
Që nga viti 2007, duke përmendur edhe vitin 2018, janë herat e vetme që Ronaldo apo Messi nuk kanë fituar Topin e Artë.
Lewandowski, De Bruyne dhe Mane asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e top treshes për Topin e Artë.