I kishte rastisur të udhëhiqte Barcelonën në një ndeshje pa tifozë.
Ernesto Valverde ka thënë se të luash pa tifozë është një gjë e tmerrshme.
Në një prononcim për mediat ndërkombëtare të sportit, Valverde ka shtuar se nuk e di sesi do të rrjedhin gjërat fare në fund të kampionatit, por se adoptimi pa tifozë do të jetë tejet i vështirë.
Ndërkaq, ka kujtuar edhe duelin në fjalë, kur katalunasit luanin pa praninë e shikuesve.
“Në disa ndeshje do të jetë mirë, por nuk e di se çfarë do të ndodh me të gjitha ndeshjet pa tifozë. Ato të parat do të jenë të komplikuara.
Ishte e tmerrshme. Ne nuk ishim të gatshëm të luanim në atë mënyrë”, ka thënë ish-tekniku i Barças, derisa ka kujtuar përballjen e luajtur pa tifozë ndaj ekipit Las Palmas.