Tronditëse 26-vjeçari vret të dashurën dhe me trupin e saj të pajetë shëtit nëpër qytet #kuriozitete

0
19
Gjigandi

Një 26-vjeçar në #Rusi, ka vrarë të dashurën e tij 24-vjeçare, por nuk është mjaftuar me kaq, e vendosi në një karrocë dore dhe me të shëtiti nëpër qytet.
Philip Grigoryev, dyshohet se në debat e sipër ka vrarë të dashurën e tij Arina. Por i riu nuk vendosi të varroste trupin e pajetë e të dashurës, por atë e vendosi në një karrocë dore dhe shëtiti nëpër St Petersburg. Raportohet se Philip shëtiti rreth një orë me karrocë në dorë.
Më pas u ngjit në katin e 12 të një apartamenti dhe fshehu #kufomën. Kalimtarët në rrugë nuk e kanë vënë re që 26-vjeçari po transportonte një trup të pajetë, sepse ai e kishte mbuluar atë. Policia u njoh me rastin nga një mik i ngushtë i Philip, ndërkohë mësohet se ai është arrestuar nga #policia dhe mbi të rëndon akuza e vrasjes me dashje, shkruan Daily Mail.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu