Vaji po njeh vetëm rritje/ Pronarët e restoranteve: ka edhe mungesë në treg

0
Vaji po njeh vetëm rritje/ Pronarët e restoranteve: ka edhe mungesë në treg
Gjigandi

Vaji është produkti i shportës me çmimin më të lartë me vendim bordi, 381 lekë/litër.

Por edhe pse ky është çmimi tavan i përcaktuar nga Bordi i Transparencës, një litër vaj nuk tregtohet poshtë tij. E kundërta ndodh, siç pohojnë pronarët e restoranteve, të cilët e kanë vajin lëndë të parë.

Në rastin më të mirë, këtë produkt ata e marrin nga furnitorët me të njëjtin çmim si konsumatorët në markete, ndërsa në rastin më të keq, edhe më shtrenjtë.

“Që ditën që ka shpërthyer lufta, nga 180 lekë që e merrja litrin, sot unë flas me kompani me debat e shumë kursime, e marr me 380 lekë. Ndërkohë për javën që vjen ndoshta mund të rritet prapë. Është shumë problem.

“Vaji është një nga elementët kryesorë në gatim, por këto kohët e fundit ka pësuar një shtrenjtim të konsiderueshëm. Tani që po flasim ka shkuar deri në 400 lekë. Është një diferencë gati trefish.”

RonaTyra

Sipas vendimit të bordit, sot një shishe vaj luledielli kushton gati njësoj me vajin e ullirit.

“Sivjet ne morëm vaj ulliri me 400 lekë litri. Super produkt dhe super cilësi. Është i njëjti çmim me vajin e lulediellit.”

Përveç shtrenjtimit të çmimit, bizneset duket se po përballen edhe me mungesën e produktit në treg.

“Në treg ka mungesë shumë, ne debatojmë me furnitorët vazhdimisht për të marrë litra. Na thonë ka mungesë. Hera e fundit është marrë sot me 380 lekë dhe me pakicë, me pak litra. Kemi marrë sot për nesër, për dy biznese janë marrë diku te 170 litra, normalisht marrim 1 herë në javë diku te 600 litra. Nuk kanë ankohen furnitorët.”

Për t’i bërë ballë krizës, restorantet kanë reflektuar shtrenjtim të çmimeve deri në 30 lekë për ushqimet që ofrojnë në menu, por me frikën se mund të humbasin klientët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu