Uzuni ndihet gati

0
Gjigandi

Gongu për rifillimin e futbollit në Kroaci do të bjerë shumë shpejt pas këtë fundjavë do të luhen dy sfidat gjysmëfinale të Kupës, në njërën prej tyre është e impenjuar edhe skuadra e 5 shqiptarëve Lokomotiva e Zagrebit që të shtunën në orën e 20:15 do të sfidojë Slaven Belupon.

Myrto Uzuni ndihet gati për këtë sfidë dhe kërkon me çdo kusht finalen e madhe. 24-vjeçari i kombëtares kuqezi, i cili ndodhej në super formë përpara ndërprerjes së futbollit, ka folur për sajtin zyrtar të klubit kroat rreth përballjes së fundjavës.

“Jam shumë i lumtur që jemi rikthyer në fushë. Të gjithëve na ka munguar futbolli. Kemi punuar shumë, shpresoj të vazhdojmë në nivelin që kemi qenë. Skuadra është fantastike, duhet të konfirmojmë veten në ndeshjet e ardhshme.E kemi kualitetin për të dalë në finale, uroj të luajmë mirë dhe të fitojmë.

Duam të rifillojmë aty ku e lamë, skuadra dhe unë personalisht. Dua të vazhdoj të shënoj gola, do lumturohesha shumë nëse shënoj dhe dërgoj Lokomotivën në finale“, thekson autori i 11 golave në këtë sezon.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu