Kamuru Usman ka fituar pa shumë probleme ndaj Jorge Masvidal në UFC 251.
Luftëtari nigerian ka arritur ta mbrojë titullin në peshën e tij ‘welterwight’, pasi ka mposhtur Masdivdalin pas pesë raundeve të zhvilluara.
Fitorja e të njohuri si ‘makthi nigerian’ ka ardhur pas një super-ndeshje të tij dhe me vendim unanim të gjyqtarëve.
Usman ka arritur të mposht Masvidalin me rezultate në favor nga tre gjyqtarët.
Rezultati i gjyqtarëve ishte 50-45, 50-45, 49-46.
33-vjeçari tashmë ka një rekord të frikshëm me 17 fitore nga 18 ndeshje të zhvilluara në UFC.