Dustin Poirier, i konsideruar si rivali më i fortë i Khabib Nurmagomedov në kafaz pas duelit që ata zhvilluan në UFC-242 e ku rusi fitoi me vështirësi, është shprehur se është gati të duelojë sërish me kampionin e botës. Madje ai ka thënë se këtë herë nuk do të përsëritë gabimin e sfidës së parë, kur nuk arriti ta mposhtë Khabib edhe pse pati një shans.
“E ndjej se jam në formën më të mirë dhe më i forti në botë. Kam bërë gabime dhe Khabib më ka mundur, por unë e di se si ta mposht atë në kafaz. E di se mund ta mund në kafaz këtë herë. Unë mund t’i mund të gjithë këta djemtë me të cilët ai po duelon dhe e kam bërë këtë gjë”, tha Dustin Poirier.
Më tej, 31-vjeçari amerikan (26 fitore, 6 humbje e 1 barazim në kafaz) tha: “Dua të jem më i miri në botë, dua të jem një kampion i padiskutueshëm. Shpresoj që UFC-ja të ma japë sërish një shans të dueloj ndaj Khabib dhe do t’ua vërtetoj se nuk gaboj kur them se do ta mund”.