Unaza proteste ne shtetrrethim nga policia, Balliu mesazh Rames

0
Gjigandi

Banorët e Astirit protestuan kundër zhvillimit të projektit për Unazën e Re, duke bllokuar rrugën dhe duke krijuar radhë të gjata trafiku. Edhe sot dhjetera forca policie kanë dalë në terren dhe po përpiqen për të ndaluar mbledhjen e banorëve dhe vijimin e protestës. Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu tha se prezenca e policëve në Unazën e Re është sepse kryeministri Edi Rama kërkon gjakderdhje. Balliu i adresoi edhe një mesazh kryeministrit teksa mbajti nje fjalim ne protesten e radhes te banoreve te Astirit. Sipas tij nëse kryeministri Rama vazhdon dhunon qytetarët, përgjigja e tyre do të jetë e qartë, e shpejtë dhe e saktë. Deklarata e Klevis BalliutEdi Rama kërkon gjakderdhje të qytetarëve me policinë. Pse i ka sjellë policët me armë. Arma ose të vret ose të plagos. Kjo është gjakderdhje. Pse nuk i çon policët tek Valdrini e të tjerë. Nuk i çon sepse me ata ha bukë, fiton zgjedhje. Ha, pi, rri dhe fle me ata. Edi Rama është një kopje e të atit, komunist. Sot Rama ka ardhur këtu për të ndaluar protestën. Protesta është institucion, e drejtë themelore e njeriut në pluralizëm. Rama ka ardhur këtu për të shembur pluralizmin. Bllokimi i protestës është kauzë kombëtare. Sot këtu duhet të flasin të gjithë si Rama, si pushtues ka ardhur këtu për të sulmuar banorët e Unazës së Re. Ky mafioz i lidhur me Avdylajt, me Bajrajt, në vend ti çojë këta tek Saje qorri, Kajmaku, Valdrimi, i sjell këtu të armatosur deri në dhëmbë. Një mesazh kam për Edi Ramën. Çdo gjë ka një limit. Nëse vazhdon dhunimi i qytetarëve përgjigja jonë do të jetë e qartë, e saktë, e shpejtë dhe e pamërishme ndaj bandave që sulmojnë dhe dhunojnë qytetarët. Paraditen e sotme ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve nga radhët e banorëve të Astirit, të cilët akuzohen për bllokim të qarkullimit rrugor për të protestuar. Pas arrestimeve në zonën e Astirit PD paditi në prokurori drejtuesit e policisë së Tiranës me akuzat e dhunimit të protestuesve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu