Ujësjellësi bën thirrje të ruhet rrjeti i kanalizimit

0
Gjigandi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes me rrjetin e kanalizimit, pasi që nga pakujdesia ato po mbyllen dhe dëmtohen.

Në komunikatën e lëshuar nga “KRU Prishtina”, thuhet se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza çdo ditë intervenojnë në mbi 15 raste në sistemin e rrjetit të kanalizimit, pastrim pusetash, zhbllokime të kanalizimit , vendosje të kapakëve, etj.

“Në këto fotografi shihet pastrimi i pusetave në rrugën ” Shote Galica”, nga mbeturina e materiale të ndryshme, të ngurta e të lëngëta. Kjo gjendje e rëndë, e pamundëson funksionimin e mirëfilltë të kanalizimeve. Kujdes me rrjetin e kanalizimit!”, thuhet në komunikatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu