UFC-ja mund të pezullohet sërish, shkaku i pandemisë

0
Gjigandi

UFC-ja ka për momentin një shtëpi të re, “ishullin e luftimeve” në Abu Dhabi, aty ku do të zhvillohen eventet e radhës. Aty do të zhvillohen duelet e mëdha për titull të paktën deri në shtator për shkak të pandemisë së Covid-19.

Një projekt i nisur që në prill nga Dana White, presidenti i UFC-së, por që po finalizohet vetëm tani.

Në këtë ishull do të zhvillohet edhe eventi i radhës, UFC-251 më 12 korrik, me 3 duele për titull. Gjithsesi, Dana White nuk është aspak i qetë prej koronavirus, që vijon të jetë kërcënues anembanë botës. “Unë gjithnjë mendoj për atë që do të ndodhë më pas. Ulem e bisedoj, mendoj një strategji dhe një plan për të ardhmen” tha Dana White.

Numri 1 i arteve marciale mikse mendon sërish për më të keqen, për një mbyllje të dytë që detyroi UFC-në të qëndrojë një muaj pushim. “Po planifikoj mundësinë për një tjetër ndalesë dhe kam frikë se ajo do të ndodhë. Mendoj edhe për më të keqen, sidomos kur dëgjoj luftëtarët që thonë se nuk kanë mundësi të stërviten”, tha White.

“Natyrisht mendoj edhe për këtë sport si një biznes. Detyra ime është të mos lë pa punë njerëzit dhe pa duele të gjithë sportistët. Nuk dua që luftëtarët të jenë inaktivë dhe jo të aftë për të dueluar. Ndaj, gjithçka mund të ndodhë dhe mundësitë janë të limituara sot. Me këtë virus ende nuk e dimë se kur do të jetë fundi”, tha Dana White.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu