UEFA konfirmon orarin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve

0
Gjigandi

UEFA ka zyrtarizuar datat e reja dhe oraret e ndeshjeve të Ligës së Kombeve 2020/21, që do të zhvillohet në muajt shtator, tetor dhe nëntor 2020. Siç dihet, shorti e ka vendosur Shqipërinë në Grupin e 4-t të këtij kompeticioni, që njihet si Liga C, dhe kundërshtarë do të ketë Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin.

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, e fillon sfidën e parë në transfertën e datës 4 shtator në Bjellorusi, për të vijuar në Tiranë me Lituaninë 3 ditë më pas, në të njëjtin orar (20:45). Një tjetër udhëtim i gjatë e pret Kombëtaren një muaj më pas, më 10 tetor 2020, për t’u përballur në Kazakistan me përfaqësuesen vendase.

Në transfertën e radhës në Vilnius, kuqezinjtë do t’i kthejnë vizitën Lituanisë vendase më 13 tetor 2020, për ta mbyllur pjesëmarrjen e tyre në grupin e 4-t të Ligës C të Ligës së Kombeve të Evropës me dy sfidat e 10-ditëshit të dytë të nëntorit. Shqipëria do të presë Kazakistanin, në takimin e 12 nëntorit, për ta ulur siparin me përballjen e 3 ditëve më pas me Bjellorusinë.

Ky është kalendari i konfirmuar i UEFA-s me datat dhe oraret e sfidave të Shqipërisë:

4 shtator: Bjellorusi-Shqipëri (20:45)

RonaTyra

7 shtator: Shqipëri-Lituani (20:45)

11 tetor: Kazakistan-Shqipëri (15:00)

14 tetor: Lituani-Shqipëri (20:45)

15 nëntor: Shqipëri-Kazakistan (18:00)

18 nëntor: Shqipëri-Bjellorusi (16:00)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu