Rrëfimi i çuditshëm i legjendës së Gjermanisë

0
11
Gjigandi

Ish-portieri i Arsenalit dhe Gjermanisë, Jens Lehmann, ka përshëndetur rifillimin e Bundesligës, duke thënë se koronavirusi nuk është një “shqetësim i madh” për sportistët e rinj e të shëndetshëm.

Elita e futbollit gjerman bëhet liga e parë e madhe evropiane, që do t’u kthehet fushave të shtunën, pas karantinës mbi 2-mujore.

Disa liga të tjera në kontinent shpresojnë të kthehen muajin tjetër, ndërsa Eredivisie në Hollandë dhe Ligue 1 në Francë tashmë e kanë mbyllur paraprakisht sezonin 2019-2020.

Bundesliga po ec me shpejtësi të plotë drejt rikthimit të saj, edhe pse skuadra e kategorisë së dytë, Dynamo Dresden, u detyrua ta shtyjë ndeshjen e ardhshme, pasi kaloi sërish në karantinë, për shkak se dy lojtarë të saj u testuan pozitivë me Covid-19.

Pati shqetësime të tjera në fillim të muajit, kur skuadra e Bundesligës, Koln, konrmoi tre persona në klub me koronavirus, të cilët përfunduan në karantinë.

Lehmann, i cili luajti 400 ndeshje në Bundesligë (Schalke, Dortmund dhe Stuttgart), beson se po bëhet veprimi i duhur, se publiku do të duhet të mësojë të jetojë me virusin.

“Në fund, të gjithë duhet të jetojmë me këtë virus, sepse e vetmja gjë, mbi të cilën mbështetet ky bllokim, është shpresa se përfundimisht do të gjendet vaksina ose ndonjë ilaç, që e kuron atë. Por, ekziston vetëm shpresa” – tha Lehmann për “beIN Sports”. Deri më tani nuk kemi asgjë. Për shkak të kësaj ju nuk mund të mbyllni gjithçka. Kësisoj, jam dakord që Bundesliga dhe kampionatet e tjera të rillojnë”.

Vetë Lehmann është rikuperuar nga një periudhë e gjatë me Covid-19. 50-vjeçari tha se sëmundja nuk duhet të jetë një shqetësim kryesor për lojtarët aktualë:

“Për sa kohë që simptomat nuk janë aq të këqija, unë mendoj se lojtarët duhet të përballen me të. Kemi mjaft lojtarë që ishin infektuar në të vërtetë, por shumica e tyre nuk shfaqën ndonjë simptomë. Po flasim për njerëz të rinj, të shëndetshëm, me një sistem të fortë imunitar, ndaj koronavirus nuk është një shqetësim aq i madh për futbollistët”.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu