U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë në spital 23-vjeçari | #lajmifundit #dibra

0
Gjigandi

Një lajm i trishtë vjen nga #dibra, ku është mësuar se i riu që u vetëplagos mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spital.
23-vjeçari Sh.L., ndodhej me bagëti në mal kur ndodhi incidenti që i kushtoi jetën.
Ai u transportua për në spitalin e #Peshkopisë, por nuk ka mundur dot t’u mbijetonte plagëve.
Fillimisht, policia raportoi se 23-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por sipas Fax News, ai ka ndërruar jetë pak më parë.
Policia njoftoi më herët se:
Rreth orës 20.50, #policia e Dibrës ka marrë informacion se në fshatin Ndershen, njësia Adminstrative Reç, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri shtetasi Sh. L., rreth 23 vjeç, i cili ka qenë me bagëti në mal. I dëmtuari po transportohet për në spitalin e Peshkopisë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu