Kreu i PD-së, Sali Berisha ka marrë pjesë këtë të martë në takimin me përfaqësuesit e biznesit të vogël.
Në fjalën e tij, Berisha u ka siguruar se kur PD të vijë në pushtet, ata të jenë hartuesit e paketës fiskale.
Sakaq, shtoi se tipari kryesor i qeverisë së Ramës është vetëm vjedhja.
”Shpreh keqardhjen më të madhe që iniciativa juaj e lirë, përballet nga një qeveri që ka tipar kryesor vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. Nëse shihni qasjen e kësaj qeverie ndaj jush, do tju intimidojë , njësoj si hajduti që futet natën në shtëpi, dhe mendon si t’iu zbrasë shtëpinë.
Bërtasin se janë të vetmit në botë që nuk tatojnë biznesin e vogël. Nuk mendojnë gjë tjetër veçse si tiu grabisin ju, ju jeni burra dhe gra anonime për ata, se interesat e tyre të vetme janë oligarkët. Jam këtu për tiu garantuar se programin e qeverisë së ardhshme do ta hartoni ju, më të favorshmen për ju, pasi kjo është në interes të vendit. Ky që bërtet se nuk taton biznesin e vogël, detyrimet dhe pagesat në fakt vijnë çdo ditë dhe në rritje, tregues i kësaj janë edhe përgjysmimi i bizneseve që janë hapur dhe shpopullimi i vendit”, tha Berisha