U shkarkua nga LDK/ Vjosa Osmani nuk komenton të ardhmen e saj në politikë

0
Gjigandi

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani ka refuzuar të flas për të ardhmen e saj politike pas shkarkimit nga pozita e nënkryetares së LDK-së. Me gjithë zërat për mundësinë e krijimit të një partie të re, Osmani ka thënë se mbetet prapa reagimit të publikuar në rrjetin social facebook.

Këto komente, Osmani i bëri në Obiliq gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë për ndotjen e shkaktuar nga termocentralet.
Osmani u shkarkua nga partia, pasi qëndrimet e saja ishin kundër partisë, fillimisht për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, e më pas për formimin e Qeverisë Hoti.
Këshilli i Përgjithshëm votoi me 70 vota pro, nga 123 anëtarë. Në vend të Osmanit nënkryetar i partisë u zgjodh kryeministri Avdullah Hoti me 92 vota pro.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu